Një dhuratë që buron nga thellësia e natyrës.
“Qafë Mali” është një ujë 100% natyral, buruar nga thellësitë e mëdha të tokës dhe i filtruar në mënyrë natyrale nga shkëmbinjtë nëntokësorë në zemër të bjeshkëve të Pukës. I paprekur nga ndikimet e ndotjes së mjedisit dhe i mbushur në burimin ‘Kroi i Hijes’.
I mprehtë si në burim.
Çdo shishe Qafë Mali, transportohet duke përdorur një teknologji të avancuar monitorimi, që siguron që uji të zhvendoset në gjendjen e tij më të mirë.
Përkushtim drejt përsosmërisë që pasqyrohet në çdo shishe…
Bazuar në origjinalitet, cilësi dhe siguri, uji natyral “Qafë Mali” është një produkt i certifikuar nga TUV AUSTRIA, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 22000.
Prej 10 vitesh së bashku vazhdojmë të zbukurojmë jetën tuaj me dëshminë e bukurisë së natyrës.
Ujë “QAFË MALI” buron nga thellësitë e mëdha të tokës, i filtruar në mënyrë natyrale nga shkëmbinjtë nëntokësor në zemër të maleve dhe i ruajtuar nga ndikimet e ndotjes së mjedisit.