Midis pafajsisë të natyrës së paprekur, në zemër të bjeshkëve të larta, nga pasuria e burimeve të tokës së bekuar, pas filtrimit natyral të shkëmbinjve nëntokësorë dhe larg ndikimeve të ndotjes mjedisore, buron melodia më e ëmbël në botë: gurgullima e rrëkesë së currilave të ujit që rrjedh nga burimi Kroi i Hijes.
Fabrikat e kompanisë zënë një sipërfaqe prej 4000 metrash katrorë.
Janë të pajisura me teknologji shumë të avancuar në bashkëpunim me firma të njohura evropiane, duke ofruar një linjë prodhimi plotësisht të automatizuar.
Ujë “QAFË MALI” buron nga thellësitë e mëdha të tokës, i filtruar në mënyrë natyrale nga shkëmbinjtë nëntokësor në zemër të maleve dhe i ruajtuar nga ndikimet e ndotjes së mjedisit.