“Qafë Mali” është një ujë 100% natyral, buruar nga thellësitë e mëdha të tokës dhe i filtruar në mënyrë natyrale nga shkëmbinjtë nëntokësorë në zemër të bjeshkëve të Pukës. I paprekur nga ndikimet e ndotjes së mjedisit dhe i mbushur në burimin ‘Kroi i Hijes’.
I mprehtë si në burim.
Çdo shishe Qafë Mali, transportohet duke përdorur një teknologji të avancuar monitorimi, që siguron që uji të zhvendoset në gjendjen e tij më të mirë.
Përkushtim drejt përsosmërisë që pasqyrohet në çdo shishe…
Pastrim dhe sterilizim sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Linjë plotësisht automatike për mbushjen dhe ambalazhimin e ujit.
Uji “Qafë Mali”:
Certifikuar nga shërbimi i kontrollit të radioaktivitetit me nr.3140 dhe i analizuar nga Instituti i Shëndetit Publik Tiranë, dt. 31.05.2023, nr.27.
Produkt i certifikuar nga TUV AUSTRIA, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 22000.
Ujë i Çertifikuar
Bazuar në origjinalitet, cilësi dhe siguri, uji natyral “Qafë Mali” është një produkt i certifikuar nga TUV AUSTRIA, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 22000.
10 Vite Bashkë
Prej 10 vitesh së bashku vazhdojmë të zbukurojmë jetën tuaj me dëshminë e bukurisë së natyrës.